“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi”/ Kush është shqiptari që vrau bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
Marian Pepa i dyshuari për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja është shprehur se e ka vrarë dhe se nuk i intereson dënimi.
“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”.
52-vjeçari u arrestua për vrasjen e Kajës dhe ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Fillimisht u raportua se Artan Kaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai u gjet i pajetë brenda fabrikës së tij nga bashkëshortja më 7 janar. Në lidhje me ngjarjen ka shumë pikëpyetje por nga hetime e deritanishme rezulton se viktima ishte vrarë me armë zjarri dhe autor i dyshuar është Marian Pepa, të cilin e njihte prej vitesh.
Sipas mediave italiane mësohet se muajt e fundit dy shqiptarët kishin pasur një mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.