“E bënë Parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve”- Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve: Futën këtu diversantë! Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën nga takimi në Londër me emigrantët, duke u kërkuar shqiptarëve që me votë t’i tregojnë se duhet të largohen njëherë e mirë.
“Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhme duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë”, tha Rama.
Ai u shpre se opozita e ka bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim.
Edi Rama: Pranverën e ardhshme e duan votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë të gjithëve ju edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës.
Dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë më të mirë për çdo shqiptar, për fëmijët e këtij vendi përfshirë edhe fëmijët e atyre që ishin sot tek dera të verbuar dhe të keqkuptuar.
Ndasia u shfaq me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim. Sot nuk jeni ata që ishit kur erdhët këtu me emër tjetër.