“Dyshuan se mbante nipin e Aldo Bares” – Tritoli te shtëpia e Bujar Turkut, rrëfehet Artan Tafani: Makinat e krimeve ishin në emrat e të dashurave
Artan Tafani, ish-vrasës me pagesë që është kthyer i penduar ndaj drejtësisë, ka rrëfyer përpara GJKKO-së vendosjen e një sasie tritoli në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë. Sipas tij, dyshohej që Turku kishte strehuar nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për fat të keq, tritoli nuk shpërtheu, dhe ai tha: “Nuk plasi, e lamë aty dhe ikëm”.
Tafani shtoi se automjetet që përdornin për aksionet kriminale i regjistronin në emër të të dashurave. Ai tregoi edhe një episod kur, duke u shfaqur si policë dhe nën kërcënimin e armës, i morën makinën një çifti. “Ajo goca që ishte në makinë u tremb… ai çuni mendoi se ishim policia… pastaj më vonë e kapi… Djalin e qëlluam me dackë”, rrëfeu ai.
Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm.
Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te Palma Nova.
Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë.
E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir.