Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij/ Si polici plagosi 45-vjeçarin, zbulohen detaje të reja

 

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen e rëndë të Lorenc Kostës nga efektivi i policisë Erion Goxhara. Kosta ka qënë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Pasi e ka plagosur i ka bërë fotografi.

Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem. Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij. Ka mbërritur në banesë ku ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit.  Kosta ka marrë 6 plumba tek te dy kembet nga të cilet nje ne fund të barkut.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme te kompleksi ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta dhe është qëlluar nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shkak dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren e policit.

Punonjësi i policisë është më detyrë në Rinas, ende nuk është arrestuar nga policia. Dyshohet se Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa reagimi ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
 Në njoftimin e policisë theksohet se autori i dyshuar, shtetasi Erion Goxhara është punonjës Policie dhe se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në lidhje me të plagosurin, uniformat blu bëjnë me dije se ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i  Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dalë në një prononcim për media, nga Komuna e Parisit, zona ku efektivi i Policisë Erion Goxharja plagosi me armë zjarri shtetasin Loren Kosta.

tonin vocaj

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj.