Dyshohet se vrau recepsionistin/ Policia: Po punojmë me Greqinë për kapjen e Geraldo Shehut

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit Eraldo Nevruzi si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit Eraldo Nevruzi.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Geraldo Shehut (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi Eraldo Novruzi) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi Geraldo Shehut ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Eraldo Novruzi

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.