Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Himarë, ku një recepsionit hoteli, 31 vjeçari, Eraldo Novruzi dyshohet se është vrarë nga 43-vjeçari, Gerald Shehu.
31 vjecari dhe autori i dyshuar që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri tjetrin.
Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë.
Dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.
Autori është dhëndri i pronares së hotelit.
Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu edhe gjurmë gjaku.
Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31 vjeçari.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ