Dyshohet se vrau Hekuran Billën në Tiranë/ Arrestohet në Shkodër Viktor Marku

Viktor Marku, i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër, është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Ai u arrestua nga policia, por që më pas është liruar për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës. Raportohet se Viktor Marku gjatë mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të bustit të Prekë Calit. Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur.

Arrestimi për vrasjen e Hekuran Billës

40-vjeçari Hekuran Billa, me precedentë penalë, u ekzekutuar mbrëmjen e 11 Qershorit 2020 me një amrë zjarri me silenciator.

Atentati ndodhi rreth orës 22:00, në momentin që viktima po lëvizte me makinën e tij të llojit “BMW X6”, në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’.

Më 18 Qershor u arrestua 26-vjeçari Sebastiano Mali,  i dyshuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Sebastiano Mali është nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli vite më parë nga Hekuran Billa.

Ndërsa tre ditë më pas, Viktor Marku u arrestua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e  shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit”, njoftoi policia në atë kohë.

Por të dy mohuan përfshirjen në ngjarje. Në dëshminë e tij para policisë, Sebastiano Mali ka deklaruar se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë dhe se kishte marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.

Ndërsa i pyetur për lëvizjet e tij natën e krimit në zonën ku u vra Billa, Sebastiano Mali nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *