Dyshohet se u përplas nga një automjet, gjendet i pajetë 42-vjeçari te “Mali i Robit”

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të Malit të Robit. Sipas policisë dyshohet se viktima endde i paindetifikuar është përplasur nga një automjet.

Ndërkohë grupi hetimor po kqyr kamerat e sigurisë. ndërsa vijon puna për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Kavajë/Informacion paraprak

 

 

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.