Dyshohet se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë, njëri prej tyre ish-punonjës i…

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, ndërsa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.