Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati, humb jetën 10-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, te Shkëmbi Kavajës.

Një 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit.

Dëmtimet kanë qenë shumë të rënda për fëmijën, i cili ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

I mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, por ende nuk dihet nëse ka qenë nën shoqërinë e prindërve apo jo.