Dyshohet se Klaudio Prendi kishte 15 mijë euro borxh, babai ish-gjyqtar ishte në dijeni të konflikteve

Tjetër pistë është ngritur nga policia rreth ekzekutimit të Klaudio Prendi.

I riu dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me disa persona dhe shkak ishin borxhet.

Viktima kishte borxh rreth 15 mijë euro dhe në ditët e fundit, Prendi kishte patur përplasje me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë për shkak të vonesës së kthimit të lekëve.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.