Dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan e tij, Gjykata lë në burg Xhemal Lokën

Xhemal Loka është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe nxitje të shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare.

Ndërsa familjarët e tij ishin mbledhur jashtë gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka u pa brenda kafazit të xhamit, i qetë, duke pritur vendimin.

Kujtojmë se fëmijët e tij kanë deklaruar se ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të ndjerën, ndërsa familjarët e Xhemal Lokal, deklarojnë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se fëmijët mashtrojnë, te kërcënuar nga dajat e tyre.