Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Irakli Davellas, si policia greke ra në gjurmët e vrasësve me pagesë nga Shqipëria?
Policia e Shtetit ka nisur një verifikim për sa i përket dy të arrestuarëve në Greqi, Jenis Tulaj nga Tirana dhe Mirjan Guveli nga Saranda.
Pavarësisht se rezultojnë se prej vitesh jetojnë në Athinë, policia e Shtetit nuk përjashton mundësinë se Tulaj dhe Guveli mund të jenë të përfshirë edhe në ngjarje kriminale, apo vrasje në vendin tonë. Të dy të arrestuarit janë cilësuar nga policia greke si vrasës me pagesë. Kjo nisur dhe për faktin se dy shqiptarët kanë hyrje dalje të shpeshta në Shqipëri vitet e fundit.
Profili i të dy shqiptarëve për të parë të kaluarën e tyre po bëhet në bashkëpunim me autoritetet greke të cilët kanë dhenë informacione shtesë për hyrje daljet që dy te arrestuarit kanë pasur në Shqipëri.
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli janë arrestuar nga policia greke me 27 janar për vrasjen e shqiptarit, Irakli Davella dhe plagosjen e Etmond Hysës, ngjarje kjo e ndodhur me 15 dhjetor të vitit 2024. Për këtë ngjarje dy vendet si Greqia ashtu dhe Shqipëria po punojnë për identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në kete vrasje dhe për gjetjen e porositësit.
Jenis Tulja rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Në sistemin e policisë greke rezulton i riregjistruar edhe si Denis Ruci. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.