Zbulohet drogë në portin e Durrësit. Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.
Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit te dyfishte te krijuar ne kete furgon mallrash, poshte sediles se shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi.
Ne prangat e policise deri me tani kane rene dy persona A.D 38 vjec dhe M.C 39 nderkohe qe po vjojne hetimet per identifikimin e personave te tjere ne kete rrjet trafiku.
Furgoni ndiqte itenerarin Shqiperi – Itali – Angli.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ