Dy vite në krye të AMP, Florian Sulejmani dorëzon dorëheqjen

Drejtori i AMP Florian Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në dijeni është edhe kryeministri Rama. Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Edhe pse Sulejmani ka dorëzuar dorëheqjen ende nuk është vendosur nëse do të pranohet apo jo një vendim i tillë.