Dy të rinjë përplasen “kokë më kokë”, me motor uji në Golem, njëri përfundon në spital, tjetri në pranga

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur pasditen e sotme në zonën detare të Golemit, ku dy të rinj janë përplasur “kokë më kokë” teksa lundronin me motorë uji. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre është dërguar në spital, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:36, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë detare. Sipas policisë, shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur me një tjetër Jet Ski që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit nga shërbimet e Policisë Kufitare që monitoronin zonën. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 25-vjeçari S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kavajës për veprime të mëtejshme procedurale. Të dy të rinjtë rezulton se ishin duke lundruar së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.