Dy të rinj kanë sajuar një aksident rrugor në Vlorë për të përfituar nga siguracionet, por me sa duket plani i tyre dështoi, pasi u zbuloi nga efektivët e Rrugores.
Policia thotë se dyshohet se aksidenti i dy të rinjve nuk ka të bëjë me aksident të zakonshëm, por me një ngjarje të sajuar, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve.
Blutë e Vlorës njoftojnë se po kryhen hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes nga krimi ekonomik.
“Sot, më 8 dhjetor 2024, rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1-Maji”, Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me targa AB 978 LO, me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me targa AB 142 EZ, me drejtues shtetasin G.K