Dy persona u ndaluan në Durrës pasi po lëviznin me armë në makinë. Të arestuar janë drejtuesi i mjetit Marsid Gjyzeli dhe pasagjeri, Ylli Agasi, të dy banues në Durrës. Arrestimi I tyre u krye në kuadër të operacionit ‘Friends’
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ