Mbi dy orë ka zgjatur seanca e pyetjeve në SPAK e deputetit të PS, Bujar Çela.
Ai dha deklarime për shpërthimin e 1 marsit në fabrikën e plastmasit, ku humbi jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha. Sipas avokatit të tij, Dritan Trifka, ai u mor në pyetje si person nën hetim.
Vetë deputeti mbeti i plagosur nga shpërthimi i fabrikës së plastmasit në Lushnje. Kjo ishte hera e parë që ai paraqitet në prokurorinë antikorrupsion që pas ngjarjes.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ