Dy orë dëshmi në polici, Safet Bajri jep versionin e tij: Isha në … (20 të shoqëruar)
Rreth 20 persona janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës, mes tyre edhe Safet Bajri për të dëshmuar mbi atentatin që la 3 viktima në Dobraç të Shkodrës.
Ky i fundit ka qëndruar rreth 2 orë në polici dhe ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Bajri ka pranuar se ka qënë në shtëpi me familjen dhe ky fakt mund të provohet, pasi banesa monitorohet nga kamera sigurie.
“Kam kamera në shtëpi. Shiheni dhe vërtetojeni. Kam qenë në shtëpi për qejfin tim me familjarët e mi. Nuk kam qenë unë”, ka thënë ai para grupit hetimor
Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës, që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës.