Dy kalimtarë u plagosën nga rënia e skelës, arrestohet inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë (Emrat)

Si pasojë e rënies së një skele, ditën e djeshme u plagosën dy kalimtarë, babë e bijë, ku njëri është në gjendje të rëndë shëndetsore. Ndërkaq lidhur me këtë çështje  janë arrestuar 3 persona.

Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef  Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.