“Dy festa në një ditë” – Berisha uron me foto të veçantë bashkëshorten e tij: 5 korriku, ditëlindja e Lilit dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një urim publik për bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe përvjetorit të martesës së tyre.

Përmes një postimi në Instagram, Berisha ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë nga rinia, duke e cilësuar datën 5 korrik si ditën e dy festave familjare të rëndësishme.

“Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare,” shkruan Berisha, duke shtuar:

“Së pari, sot është ditëlindja e Lilit, që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë. Por sot kemi dhe ditëlindjen e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar.”

Në urimin e tij emocional, Berisha shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj bashkëshortes, duke e cilësuar si “një hyjni e vërtetë tokësore e jetës sonë”, për shkak të dashurisë, përkushtimit dhe sakrificave të saj ndër vite.

“Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!” – përfundon urimin e tij Berisha.

Postimi i Plotë:

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e femijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!