Dy ditë dhe 4 votime! Ja sa herë ka ndodhur që Papa i Ri të zgjidhet në Konklavë
Që nga viti 1900, pesë Papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës.
Para ditës së sotme, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
Konklavi më i shkurtër i shekullit të kaluar u mbajt pak para Luftës së Dytë Botërore: tre votime në dy ditë ishin të mjaftueshme që Eugenio Pacelli të ngjitej në fronin papnor me emrin Pius XII, më 2 mars 1939. Albino Luciani arriti kuorumin në dy ditë dhe katër votime, duke u bërë Papë më 26 gusht 1978 me emrin Gjon Pali I.
Joseph Ratzinger, Papa i parë i mijëvjeçarit të tretë me emrin Benedikti XVI, u zgjodh gjithashtu në dy ditë dhe katër votime, më 19 prill 2005. Pesë votime dhe dy ditë ishin të mjaftueshme për Jorge Mario Bergoglio (Papa Françeskun) më 13 mars 2013.