Durrës/ U bllokuan në det të hapur, humb jetën turisti, tjetri në gjendje të rëndë
- 1 June, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve nga porti rezulton se teksa patrullonte në det,një skaf i kufirit ka hasur një motorr uji me dy persona sipër.
Mjetit i ishte fikur motorri. Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalata 0.Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca njëri prej tyre ndërroi jetë kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ