Durrës, ndërpritet mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ , evakuohen nxënësit. Ja arsyeja

Durres- Mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës është ndërprerë paraditen e sotme.

Kur erdhëm, një mësuese na tha dilni përjashta se ka rënë zjarr në kat të parë. Ne u trembëm shumë’ thotë një nxënës.

Nga informacionet e para mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një nga neon në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë  duke vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.

Ndërsa fëmijët për arsye sigurie u nxorrën jashtë.

Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.

Ende nuk ka njoftim zyrtar mbi çfarë ka ndodhur.