Terrorizoi Durrësin/ Mbajti peng fëmijët me kallashnikov, Gjykata vendos masën ‘Arrest në burg’ për Aleks Markun


Aleks Marku, 40-vjeçari që mbajti peng fëmijët me kallashnikov në një banesë me qira tek Shkëmbi i Kavajës, ka dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit. Marku u vetëdorëzua pas disa orësh negociata me Forcat RENEA.

Pas një debati me gruan, ai mori fëmijët e mitur në apartamentin me qira në Shkëmbin e Kavajës, duke qëlluar me kallash nga banesa.

Në sallën e gjyqit sot nuk lejohet të qëndrojnë mediat ndërsa gjykatës i çështjes është Shkëlzen Liçaj.