Durrës/ Kapet njëri prej autorëve të vjedhjes në një piceri, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i një vjedhjeje me thyerje të ndodhur më 11 janar 2025, në një piceri në lagjen nr. 13, ku është marrë një shumë parash gjatë natës.
Pas hetimeve intensive, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë identifikuar dy autorët e dyshuar të rastit. Njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, është shpallur në kërkim.
Policia po vijon punën për kapjen e 30-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit të dytë vijojnë.