Durrës/ Kanosi policin bashkiak, arrestohet 39-vjeçari! Ja si prezantohej
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanosi një punonjës të Policisë Bashkiake.
Me anë të një arme sportive, ai iu prezantua policit bashkiak si oficer i strukturave ligjzbatuese.
NJOFTIMI I POLICISE:
Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin.
Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.