Durrës/ Arrestohet 36-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge – Rrezikon 20 vite burg në Itali

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale.

Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Berisha, i njohur edhe me identitetin Bledar Berisha. Ai u lokalizua dhe u kap në qytetin e Durrësit, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku autoritetet gjyqësore kanë lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Romës e kërkon Berishën për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim deri në 20 vite burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme në funksion të procedurës së ekstradimit.