Durim Bami në paraburgim, më 24 dhjetor mbahet seanca gjyqësore që vendos…

Durim Bami do përballet në datë 24 Dhjetor me gjykatën në Emiratet e Bashkuara Arabe duke kërkuar lirinë. Në këtë seancë ai pritet të jap shpjegime për mos depërtimin e tij në vendin tonë.

Bami është ndaluar në Dubai, pasi kërkohet nga drejtësi jonë, me masë sigurimi “arrest në burg” për llogari të SPAK.

Durim Bami ka më shumë se një muaj e gjysmë që ndodhet i ndaluar. Ndërkohë SPAK dhe ministria e Drejtësisë kanë lëvizur të gjithë mekanizmat për ta sjell të fortin e Niklës në vendin tonë, për tu përballur me drejtësinë, pasi dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale.

Ai kundërshton ekstradimin në vendin tonë, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta, të gjitha këto argumenta i janë vënë në dispozicion gjykatës së huaj nga avokatët që ka Bami në Dubai.