VIDEO/ Dumani replika me Nokën: Nuk jam peng i askujt! Askush s’ka shans të më ndikojë!

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me Flamur Nokën në Komisionin e Ligjeve, pasi akuzave të deputetit demokrat se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka shkelur Kushtetutën lidhur me arrestimin e liderit demokrat, Sali Berisha.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Keni shkelur Kushtetutën, është gjëja më e rëndë

Altin Dumani: Ai që kam qenë, ai jam. Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror, kërë drejtues. Jam prokuror, edhe 1 vit e gjysmë kam pra prokuror do të jem. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi.

Altin Dumani: Hetimi i inceneratorëe, pse janë copëzuar, kallëzimet kanë ardhur si të tilla dhe janë trajtuar si të tilla nga prokurorët. Kjo është.

Flamur Noka: Detyra e institucionit është t’i bashkojë

Altin Dumani: Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, që vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij. Prokurori jep vlerësim kur ngre akuzë ose pushon akuzë.

Nuk mund të jap opinione, është e ligjshme apo e paligjshme.

Lidhur me çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit ajo është nëj çështje në hetim, nuk mund të prononcohem. Çdo vendim ëhstë i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor por mund të them që drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt.

Sa i takon asaj që po përdorim proceset penale për të luftuar opozitën.

Noka ndërhyn, Dumani dëgjohet duke thënë: I paskam duart e lidhura unë dhe peng i ndokujt këtu

Flamur Noka: Unë po bëj pyetje