Dumani: Po përgatisim një strategji për hetimin e krimeve zgjedhore! Në janar e prezantojmë

Kreu i SPAK Altin Dumani në komisionin e ‘Ligjeve’ tha se po përgatitet një strategji në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

‘Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore.’- tha Dumani.