Dumani para KLP: Kemi rritje të ngarkesës shtoni hetuesit e BKH-së, nevoja për ta është shumë e madhe

Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre, por për këtë kërkohen më shumë hetues të BKH-së.

‘Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH. Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022  numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me policinë e shtetit tani hetimet I kryejmë me BKH.  Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpunimin me autoritetet e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacioni, letërporosi etj.”

Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e stafit dhe ngarkesa për të ndjekur seanca.

“Drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore në harkun kohor janar 2025-  qershor 2026, një numër që mund të rritet.  Parashikojmë rritje të volumit të punës në një kohë që burimet njerëzore vijojnë të mbeten të njëjta’

Me ardhjen e dy kolegëve të tjerë, bëhen 20 prokurorë të SPAK. “Kjo është mjaftueshëm. Nuk mendoj të shtohet numri i prokurorëve por të hetuesve. Shtoni hetuesit.Nevoja për ta është shumë e madhe” tha Dumani.