“Dumani flet mbi dosjet e krimit”/ Mbërrin në SPAK, Berisha: Skapi i kërkoi gjyqtarit kukull të rikthehem në arrest shtëpie

Berisha ka mbërritur në SPAK për masën e caktuar “Detyrim Paraqitje” dy herë në muaj, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar.

Në një deklaratë për mediat ai shprehet se

SPAK ka kërkuar të rikthehet në masën arrest shtëpie.

Berisha: Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në një moment në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, Sali Berisha i ka sulmuar do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe jo ata njerëz të ndershëm, sot para jush se si altin dumani fle mbi dosje krimi, do faktojë para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratën e tyre se e kam vlerë me 380 metër katrorë apartamentin, kurse ekspertëve të tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 m katror ndërtimin e viteve ’70.