Dumani bën bilancin e institucionit: 201 procedime për korrupsion, 18 zyrtarë të lartë të pandehur

Kreu i SPAK, Altin Dumani, përpara trupës së KLP-së, ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023.

Dumani ka vënë theksin se SPAK është një institucion i besueshëm në sytë e aleatëve, e ndërsa tha se në 2023 është arritur një rritje cilësore.

Duke folur me shifra, Dumani tha se janë 201 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.

Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga SPAK por nuk po ndodh kjo me institucionet shtetërore.

Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim “me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, kryetar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj” tha Dumani.