Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer orët “larg” detyrës si kreu i qeverisë. Rama rrëfeu se pjesën e artit është relaksuese për të.
Ai u shpreh se shfrytëzon momentin për të bërë art ose gjatë një bisede, ose “kur ka një të shtunë apo të dielë që është më e lehtë”.
Rama, në podkastin “Flasim”, deklaroi se futet në “shpellë” dhe shkëputet për të bërë një ‘detoks’.
“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ