“Duhet armëpushim i pakushtëzuar në Ukrainë”/ Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër, por puna vazhdon dhe jemi në rrugën e duhur
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë një prononcimi për mediat në Tiranë, theksoi rëndësinë e kërkimit të një armëpushimi të pakushtëzuar në Ukrainë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Meloni u shpreh se Bashkimi Europian duhet të këmbëngulë për një marrëveshje serioze paqeje që të sigurojë garanci të forta për Ukrainën.
Ndërsa u pyet për kampin e emigrantëve në Gjadër, i cili është rezultat i një marrëveshjeje mes qeverive italiane dhe shqiptare, Meloni tha se nuk ka pasur kohë ta vizitojë kampin, por punimet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve vazhdojnë normalisht dhe janë në rrugën e duhur.
“Unë nuk kam kaluar në Gjadër, nuk kam pasur kohë, por puna po vazhdon dhe jemi në rrugën e duhur,” tha kryeministrja italiane.