Duel zjarri me Milanin, Napoli humbet “copa” para sfidës çerekfinale të Champions League

 

Milani sërish tabu për Victor Osimhen.

Sulmuesi i Napolit është në dyshim për duelin e parë çerekfinal në Champions League. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, nigeriani ka munguar në seancën e fundit stërvitore të jugorëve, duke rritur tensionin në prag të një 90 minutëshi zjarri.

24-vjeçari është parë të stërvitet i vetëm, madje më shumë në palestrën e ekipit, me shpresën për tu rikuperuar në kohë.

Tek Napoli nuk dëshirojnë që të rrezikojnë me Osimhen në këtë fazë të fundit të sezonit dhe kështu nuk mendohet një nxitim për tu përballur me Milanin. Megjithatë shpresa është që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë, aty ku Napoli do të kërkojë që të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.

Nigeriani ka munguar edhe në kampionat kundër kuqezinjve. Osimhen ka bërë diferencën tek Napoli në këtë sezon, për ta udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion në Seria A dhe kësaj faze të turneut më të rëndësishëm të futbollit Europian.

Përballja mes Milanit dhe Napolit do të luhet këtë të mërkurë në stadiumin ikonik “San Siro”.

Check Also

Sot maratona e Tiranës, agjenda dhe rrugët që do të bllokohen

Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *