“Dubai dorëzon” Plaurent Dervishajn! Mban me detyrim për t’u paraqitur Durim Bamin…
Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp, njoftoi edhe nisjen e një procedure dhe finaslizim të disa të tjerave, për ekstradimin apo deportimin nga Dubai të personazheve të njohur të botës nsë krimit shqiptar që janë strehuar atje. Ditën e sotme kanë zbritur në Rinas, Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe, të akuzuar për atentatin ndaj porkurorit Arjan Ndoja, si dhe për atentatin ndaj Vajdin Lames Klodian Salihut në vitinj 2005.
Ndërkohë Rrumbullaku konfirmon edhe për arrestimin e Fabio Ballabanit.
Sa i takon Durim Bamit, ai mësohet se është liruar, por me detyrimin për tu paraqitur tek oficerët e policisë gjyqësore në Dubai.
Në fund Rrumbullaku ju bëri thirrje gazetarëve dhe publikut për të mbështetur policinë e shtetit në këto ditë të vështira.