“Dua të uroj Edi për rizgjedhjen e tij të papritur”/ Meloni: Evropa do të mund të mbështetet sërish tek këmbëngulja e tij
Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, uroi kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i qeverisë shqiptare, duke e cilësuar këtë rezultat si tërësisht të papritur.
“Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij,” u shpreh Meloni, duke nënvizuar rëndësinë e udhëheqësve të vendosur në konsolidimin e bashkëpunimit europian.
Ajo theksoi se në këtë periudhë të vështirë për kontinentin, stabiliteti politik dhe angazhimi i udhëheqësve si Rama janë kyçe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për rajonin dhe për Europën në tërësi.