Dua Lipa tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Paris

 

Dua Lipa di si të tërheqë vëmendjen në daljet e saj. Këtë herë ajo është fotografuar me një “jumpsuit” të zi, me qafë të lartë në shfaqjen e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris të martën në mbrëmje.

Këngëtarja 27 vjeçare dukej e pabesueshme teksa mbi njërën pjesë shtoi një xhaketë lëkure të gjatë elegante dhe të zezë, të cilën e shtrëngoi në bel me një rrip të koordinuar.

Si aksesorë ajo ka mbajtur një palë vathë ari që bien në sy dhe një unazë të trashë të koordinuar. Krijuesja e hitit zgjodhi një palë syze dielli të mëdha të errëta, të cilat më vonë i hoqi duke zbuluar një gamë të përsosur grimi, duke përfshirë një pamje “smokey eye liner”.