Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u surprizua gjatë një interviste live në emisionin e “CBS News” në Chicago, kur gazetarja e përshëndeti në shqip. Ky moment i veçantë krijoi një atmosferë të ngrohtë mes tyre, duke sjellë në vëmendje lidhjen e fortë të këngëtares me rrënjët shqiptare.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja nisi intervistën me fjalët:
“Motra ime shqiptare, si je motër, si kalon?”
Dua Lipa u përgjigj e habitur dhe e buzëqeshur: Përshëndetje!
Biseda vazhdoi në shqip për disa momente:
Gazetarja: Si shkon?
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe po praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare si ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja e shfrytëzoi mundësinë për t’i shprehur krenarinë e saj për origjinën shqiptare të këngëtares dhe e ftoi për një takim të veçantë kur të jetë sërish në Chicago: Jam shumë krenare që je shqiptare. Herën tjetër kur të vish në Chicago, do të mbledhim grupin e vajzave shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Dua u përgjigj me entuziazëm: Më pëlqen si ide!
Ky moment unik i shtoi edhe më shumë emocion lidhjes së Duas me komunitetin shqiptar dhe tregoi se suksesi i saj vazhdon të jetë një burim frymëzimi dhe krenarie për shqiptarët në mbarë botën.