Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri, poston foto romantike me të fejuarin në brigjet e jugut

Dua Lipa ka nisur pushimet e saj në jug të Shqipërisë, duke shijuar bukuritë e plazheve të këtij rajoni edhe pse është ende prill. Këngëtarja 29-vjeçare ka kaluar Pushimet e Pashkës në këtë pjesë të mrekullueshme të vendit, me të fejuarin e saj, Callum Turner. Ajo është shfaqur në formë perfekte, me bikini të kuqe dhe syze dielli.

Në fotot që postoi, Dua shkruan: “Pashkët në shtëpi”, shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar. Ajo ka ndarë momente të lumtura dhe të relaksuara pranë detit, duke shfaqur buzëqeshje dhe një atmosferë të mrekullueshme. Dua dhe Callum e konfirmuan lidhjen e tyre në janar të vitit 2024.