Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në Britani, falë të atit shumë shpejt do jetë miliardere

Dua Lipa do të bëhet këngëtarja femër me fitime më të mëdha në Britani, pasi ajo ka regjistruar fitime më të mëdha se të Adele. Kështu, tani shqiptarja jonë është në rrugën e duhur për t’u bërë ‘miliardere deri në moshën 40-vjeçare’. Të dhënat tregojnë se biznesi i Duas fitoi pothuajse 68 milionë paund vitin e kaluar, që thuhet se tejkaloi kolegen e saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar.

Informacionet i referohet kompanisë së saj të regjistrimit ‘Radical22′, pasi u zbulua se Dua po menaxhohet tani nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili kujdeset për menaxhimin e të gjitha aseteve të saj komerciale.

“Radical22” thuhet se arriti një pasuri neto prej 29.9 milion £ në dhjetor 2022, që është pothuajse trefishi i shumës (11.6 milion £) që kishte në 2019. Kompania arriti një fitim prej 8.3 milion £ nga 2021.

“Radical22” u tha se kishte pasur asete me vlerë 32.48 milion £ në 2021, të cilat u rritën në 38.56 milion £ në 2022. Asetet e kompanive të Adelës u tha se kishin arritur në 50 milion £ pas suksesit të albumit të saj të katërt ’30’, i cili u publikua në fund të vitit 2021.

Pavarësisht suksesit të madh të Duas, Adele ende kryeson për sa i përket pasurisë së saj totale. Sipas listës së pasurve të ‘Sunday Times 2023’, ajo mendohet të ketë një pasuri neto të raportuar prej rreth 165 milionë £, një rritje prej 15 milionë funte nga viti 2022. Pasuria neto e Duas, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte në fund të vitit 2022. Lajmi vjen pasi Dua publikoi këngën e saj të shumëpritur, ‘Houdini’, në nëntor.

Kënga shënoi projektin e parë të re solo të artistes që nga albumi i saj ‘Future Nostalgia’ në vitin 2020. Që atëherë ajo ka ardhur me bashkëpunime, duke përfshirë hitin e saj ‘Dance the Night Away’, të shkruar për filmin ‘Barbie’ të Greta Gerwig. Ylli i popit thuhet se është drejt përfundimit të albumit të tretë, që pritet të dalë në 2024.

Lançimi i ‘Houdini’ vjen pasi u raportua se Dua do të bëhej ylli pop femër më e pasur në Britani, pasi u zbulua se ajo po ndahej me kompaninë e saj të menaxhimit ‘Tap’. Pasi u zbulua se ajo ishte bashkuar me babanë e saj Dugi, mendohet se ajo mund të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere. Një burim i tha The Sun: “Dua dëshiron të rimarrë kontrollin e karrierës së saj dhe Dugi është shumë praktik’.

“Ai mendonte se Dua po jepte një përqindje shumë të lartë të të ardhurave të saj dhe pasi u bë menaxheri i saj,  ndjeu se hapi tjetër logjik ishte të hynte si një partner zyrtar biznesi.”

Ndërsa disa në industri e kanë krahasuar marrëdhënien e saj dhe të babait të saj me atë midis Taylor Swift dhe Scooter Braun, burimi siguroi se megjithëse i vendosur, Dugi do t’i japë përparësi interesave më të mira të vajzës së tij. Duke diskutuar strategjinë e re të Duas për t’u siguruar që ajo të zotërojë këngët e saj, burimi shpjegoi: “Në thelb, ky veprim ka gjithashtu jehonën e Taylor Swift – një yll i madh femër pop që rishkruan narrativën dhe fiton para sipas kushteve të saj. “Deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të jetë miliardere”.