Shtyhet seanca për “Plumbin e Artë”, Henrik Hoxhaj mbetet pa mbrojtje, GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

Ka dështuar seanca e radhës për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” në GJKKO, pasi i pandehuri Henrik Hoxhaj mbeti pa përfaqësues ligjor.

Avokatët Gent Rumano dhe Shpëtim Kodhelaj janë tërhequr nga mbrojtja, duke deklaruar pamundësi për vijimin e procesit.

Për pasojë, gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit. Në sallë ishin të pranishëm edhe Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej.

Pjesë nga seanca:


Henrik Hoxhaj: Doja te kisha një avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua te vijojë me Rumano. Kjo sjell tejzgjatje të kota.

Henrik Hoxhaj: Dua avokat.

Prokurori Behar Dibra: Të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi cfarë të bëjmë

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur më datën 10 Korrik, në orën 10:00.