Drogë nga SHBA drejt Tiranës me postë/ Arrestohen 2 persona (EMRAT)


2 persona kanë rënë në prangat e agjentëve të antidrogës të Tiranës për  shkak se dyshohet se kanë trafikuar një sasi prej 3.2 kilogram drogë kanabis nga SHBA, në vendin tonë nëpërmjet postës. Droga mësohet se porositej nga Kalifornia ndërsa sipas policisë kishte përqindje tepër të lartë THC.

Të arrestuarit janë Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Disa ditë më parë një tjetër person u arrestua për të njëjtën skemë trafikimi droge.