Drogë nga Amerikan Latine drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal në Shkodër, lëshohen 13 urdhër arreste
Me urdhër të SPAK një aksion po zhvillohet në qarkun e Shkodrës. Deri më tani mësohet se janë prerë rreth 13 urdhër arreste për akuzat e shpërdorimit të detyrës, ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm si dhe trafikim lëndësh narkotike.
Të arrestuar janë 8 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim
Burime bëjnë me dije se mes tyre janë edhe persona në Policinë e Shkodrës.
Ndërkohë janë firmosur edhe disa urdhër kontrolle nga prokurori Adnan Xholi në Shkodër.
Mësohet se grupi në fjalë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Bëhet fjaë për trafikun e rreth 800 kg – 1000 kg lëndë narkotike.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit pas zbërthimit të aplikacionit SkyEcc.