Drogë me postë nga Tajlanda në ShqipërI, ja si funksiononte plani i tre të rinjve (EMRAT)

Tre të rinjë janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se dyshohen për trafikim lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë  Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.

Porosia nga tre të rinjtë, bëhej për rroba në Tajlandë. Të rinjtë lidhnin kontakte në dark web me shitesit e drogës dhe më pas ne Tajlandë bëhej nisja e drogës. Por brenda pakove me rroba futeshin edhe sasitë e lëndës narkotike me përqindje të larte te THC. Policia në bashkëpunim me postën shqiptare ka mundur të mbaje nën vëzhgim pakot deri në dorëzim ku secili prëj të arrestuarëve kishte role specifike që nga porositja e mallit, marrja në dorëzim e postës.