Drogë dhe armë! Shpallet në kërkim drejtori i shkollës në Durrës!


Është shpallur në kërkim drejtori i shkollës në Durrës pasi u konstatua se mbante armëmbajtje pa leje dhe shpërndante drogë.
Sipas policisë gjatë mega-operacionit të Durrësit të koduar “ Summer ” ku u finalizuan dy hetime pro-aktive për goditjen e armbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve është shpallur në kërkim kanë Dashamir Mehmeti drejtor i shkollës artistike, “ Jan Kukuzeli ” apo siç njihet ndryshe shkolla e muzikës.
41 vjeçari nga hetimet në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nuk dihet nëse pjesë e ‘klientëve’ të tij kanë qenë edhe nxënës të shkollës që ai drejton ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekustruan dhe 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Gjatë hetimeve proaktive⁠ mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë blerjeve të simuluara tek persona të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.