Drithëruese ,Arbër Çepani:E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu…/Gertin e shikonim si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të

Arbër Çepani, kunati dhe një nga njerëzit më të afërt të Gerti Bogdanit, i cili u nda tragjikisht nga jeta një ditë më parë, ka folur për ndarjen nga jeta të ish-deputetit. Në studion e Top Story, Çepani, nuk ka mbajtur dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në të papritur një arrestim kardiak. Ai ka rrëfyer se motra e tij, gruaja e Gerti Bogdanit mban celularin në dorë dhe priste një mesazh nga ai. Në rrëfimin mes lotësh, Çepani shprehet se Gertin se kunte dot kunat, pasi kishte dhe shok e këshillave.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që donte dhe ai që të isha këtu. Doja të flisja për gjërat tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flasin njerëz që e donin dhe i donte. Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kishave, ishte per ne nje mal, cdo problem qe kishim e kishim Gertin si nje mal, ta shikonim Gerin ne ate gjendje, qe nuk beni dot asgjë për të… boshllëku është i fare pakuptueshëm. Edlira mban celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira. Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendon se do të bëjë këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai, duke qarë.

Arbër Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se mban se kishte zhgënjime, ai përsëri nuk hoqi dorë.

Mirësia e tij e në hije në politikë, edhe ai e vuan këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të largët e të drejtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Mirë Vetëmsia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Gerti për të cilin shkuan njeriu, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua bë, biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë përsëri nuk hoqi dorë nga politika”, tha Arbër Çepani me shumë në sy.

Gerti Bogdani ndërroi jetë në lidhje 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandat. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së parë për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës.